“Kryeministri nuk dëshiron që lufta të përfundojë”, ministri izraelit me kritika të ashpra ndaj Netanyahut

schedule11:47 - 29 Maj, 2024

schedule 11:47 - 29 Maj, 2024

“Netanyahu po tërheq vendin në një katastrofë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të ndryshojmë kurs,” tha kreu i ri i Partisë Laburiste, Yair Golan.

Një ditë pasi u zgjodh lider i Partisë Laburiste me shumicë votash, ish-zëvendës shefi i shtabit të IDF-së, Yair Golan, akuzoi Benjamin Netanyahun se nuk dëshironte që lufta me Hamasin të përfundonte.

Golan tha se Izraeli duhet ta kishte përfunduar luftën në Gaza katër muaj e gjysmë më parë.

“Ky ishte momenti i duhur,” këmbënguli ai.

“Fatkeqësisht, kryeministri nuk dëshiron të lirojë pengjet, sepse e kupton që kjo do të çojë në përfundimin e luftimeve dhe do ta çojë vendin drejt një fatkeqësie.

Prandaj duhet të ndryshojmë kurs”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!