“Kryeministri më i mirë për Shqipërinë?” Basha publikon sondazhin: Rama humb

schedule19:38 - 2 Shkurt, 2021

schedule 19:38 - 2 Shkurt, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një sondazh që e nxjerr atë si kryeministrër më të mirë për vitet e ardhshme.

Pyetja që u është bërë në sondazhin në fjalë është: Midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kush mendoni se do të ishte kryeministër më i mirë për Shqipërinë?

Mesa duket në rezultatet e publikuara, 53.2 për qind kanë votuar për Lulzim Bashën ndërsa 38.7 për qind kanë votuar Edi Ramën.

Bashkë me rezultatet, Basha në postimin e tij falenderon mbështetësit ndërsa shton se në “25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama humb.”  sb/abcnews.al/

POSTIMI

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Në 25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama humb.”

Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Në 25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama humb ??✌️

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, February 2, 2021