Kryeministri malazez shkarkon Dritan Abazoviçin

schedule20:28 - 19 Janar, 2022

schedule 20:28 - 19 Janar, 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazoviç.

Në vend të Abazoviç, ai ka propozuar ministrin e Financave Milojko Spajiç për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.

“Për një Mal të Zi të shëndetshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kujtojmë se Abazoviç ka ndërmarrë një iniciative për krijimin e një qeverie të re të pakicës në shtetin fqinj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!