Kryeministri Kurti takoget sot me përfaqësues politikë të Luginës

schedule10:18 - 11 Prill, 2022

schedule 10:18 - 11 Prill, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka thirrur në takim përfaqësues politikë shqiptarë të Bujanocit dhe Preshevës.

Takimi është planifikuar të mbahet në orën 8, ndërsa të ftuar janë Ardita Sinani, Ragmi Mustafa, Sami Salihu, Shqiprim Arifi, Naser Haziri, Shaip Kamberi, Nagip Arifi dhe Shqiprim Musliu.

Në ftesën e kryeministrit dërguar përfaqësuesve politikë të Luginës, thuhet se takimi ka për qëllim diskutimin më të gjerë për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Për sot është thirrur seancë e jashtëzakonshme nga kuvendi komunal i komunës së Preshevës për shkarkimin e kryetares së tanishme Ardita Sinani.

“Duke qenë se si përfaqësues politikë nga Lugina e Preshevës jemi të ftuar nesër në takim në Prishtinë nga ora 8:00, nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku kam konfirmuar pjesëmarrjen time. E njoftoj opinionin publik se së bashku me Munir Rexhepi, shef i Grupit të Këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës, kemi kërkuar sot nga kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu, që ta shtyjë seancën për një kohë më të përshtatshme, meqë është e pamundur të jem e pranishme fizikisht në ora 10:00 në Preshevë”, ka shkruar Sinani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!