Kryeministri Kurti: Pazaret dhe marrëveshja me Serbinë shkak për rrëzimin e qeverisë, jo shkarkimi i ministrit Veliut

schedule15:24 - 25 Mars, 2020

schedule 15:24 - 25 Mars, 2020

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën e kësaj të mërkure është shprehur se shkarkimi i ministrit Agim Veliu nuk është shkak për rrëzimin e Qeverisë, sipas tij shkak për këtë është marrëveshja e gatshme me Serbinë që nuk po e mbështetë.

kreu i qeverisë së Kosovës ka deklaruar se këto pazare presidenciale janë të dëmshme dhe të rrezikshme dhe se nuk mund ta kenë atë si bashkëpunëtor dhe mbështetës.

Gjithashtu në fjalën e tij në seancën plenare Kurti ka dhjënë detaje dhe në lidhje me atë që është diskutuar në takimin e tij me presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Sipas tij, motori i kësaj pune është të s’postohet ai, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe të realizohet pazari i marrëveshjes së gatshme.

“Me mua kryeministër me këtë qeveri nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme pa u krijuar, dhe nuk ka marrëveshje as në shpi të bardhë as të gjelbër e as të kuqe për shkëmbim territorial me Serbinë. Motori i nxitimit të shkarkimit të kësaj qeverie ka të bëj me marrëveshje të gatshme për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Pazari presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!