Kryeministri kanadez Justin Trudeau është qëlluar me gurë nga protestuesit gjatë një ndalese të tij në fushatë. Trudeau i quajti protestuesit si “turma kundër vaksinimit”, ndërsa u godit me gurë.
Ai po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre kur u godit me gurë, por nuk mori lëndime. Disa video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë që kryeministri është i rrethuar nga punonjësit e sigurisë, ndërsa protestuesit bëjnë thirrje kundër tij.
Muajin e kaluar, fushata e Trudeau anuloi një ngjarje publike për arsye sigurie. Shumë protestues thonë se janë të zemëruar me masat e shëndetit publik.
Më herët të hënën, Trudeau tha se nuk do të tërhiqej nga fushata, pavarësisht dhjetëra protestuesve agresivë që ndiqnin turet e tij. g.v/abcnews.al