Kryeminsitri i Irlandës, Leo Varadkar ka mbërritur në Ukrainë, në një vizitë të papritur. Ai është zotuar se do të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme.
Në një vizitë në rajonin e Kievit, Taoiseach u takua me presidentin Zelensky dhe vizitoi qytetet e vogla të Bucha dhe Irpin, ku qindra civilë u vranë gjatë pushtimit rus në fillimin e luftës.
Welcome to Ukraine, Taoiseach Leo Varadkar @LeoVaradkar. Today, we will hold important negotiations – security, political cooperation, justice for Ukraine and our economic cooperation.
Although Ireland is a neutral country, this neutrality does not mean indifference, and this is… pic.twitter.com/qzxvkXw7uV
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 19, 2023
“Vizitat e mia në vendet e këtyre mizorive këtë mëngjes dhe takimi im këtu në Kiev, më kanë konfirmuar se Rusia nuk do të ketë sukses. Nëse Rusia mendon se shënjestrimi i civilëve dhe infrastrukturës thelbësore do të dekurajojë miqtë e Ukrainës, përfshirë Irlandën, është gabim.
“Volodymyr Zelensky, ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ukraina do të fitojë dhe Ukraina do të rindërtohet,” tha ai.
/abcnews.al