Kryeministri irlandez: Palestinezët kanë nevojë për ushqim, jo bomba

schedule09:55 - 18 Mars, 2024

schedule 09:55 - 18 Mars, 2024

Kryeministri irlandez Leo Varadkar bëri thirrje të dielën për shpalljen e armëpushimit në Rripin e Gazës nga Uashingtoni, ku festoi Ditën e Shën Patrikut me presidentin amerikan Joe Biden.

“Njerëzit e Gazës kanë nevojë të dëshpëruar për ushqim, ilaçe dhe strehim të sigurt,” tha Varadkar. Mbi të gjitha, nuk kanë nevojë për bomba.

“Dëshirat e popullit palestinez për një atdhe dhe një shtet të vërtetë në tokën e tyre janë të barabarta me ato të Izraelit”, theksoi kryeministri i Irlandës.

Leo Varadkar është ndër liderët europianë më të zëshëm në kritikimin e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës pas sulmit të paprecedentë të Hamasit në territorin e tij më 7 tetor.

Ai bëri thirrje që të shpallet menjëherë një armëpushim i përhershëm, ndërsa presidenti amerikan Biden po bën thirrje për një pezullim të përkohshëm të operacioneve për gjashtë javë.

Përveç kësaj, SHBA vazhdon të dërgojë armë në Izrael. Kryeministri irlandez vlerësoi përpjekjet e SHBA-së për një “armëpushim humanitar” dhe “paqe të qëndrueshme”.

Presidenti i SHBA-së dhe kryeministri irlandez ranë dakord është “absolutisht e nevojshme të rritet ndihma humanitare për Gazën dhe të arrihet një marrëveshje armëpushimi në mënyrë që të kthehen pengjet izraelitë në shtëpitë e tyre dhe të të pëparojnë drejt një zgjidhje për krijimin e një shteti palestinez” vuri në duke Biden.

Më shumë se pesë muaj pas shpërthimit të luftës, numri i të vdekurve në enklavën palestineze të kërcënuar nga uria vazhdon të rritet, duke arritur në 31,645 të vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!