Kryeministri irlandez jep dorëheqjen

schedule14:25 - 20 Mars, 2024

schedule 14:25 - 20 Mars, 2024

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, ka njoftuar se po largohet nga posti, duke shkaktuar një valë tronditëse në politikën irlandeze me vetëm disa muaj para zgjedhjeve europiane.

“Unë po jap dorëheqjen si kryetar dhe udhëheqës i Fine Gael dhe do të jap dorëheqjen si kryeministër sapo pasardhësi im të jetë gati për të marrë detyrat e tij,” tha Leo Varadkar, duke përmendur “arsye personale dhe politike”.

Dorëheqja e Varadkar vjen më pak se dy javë pas një referendumi tronditës që pritej të shfuqizonte dispozitat e vjetruara kushtetuese në lidhje me përkufizimin e familjes dhe rolin e gruas në shoqëri. Megjithatë, opsioni “jo” fitoi.

Në Irlandë u mbajtën njëkohësisht dy referendume për ndryshimet në Kushtetutë, në pjesën që ka të bëjë me familjen dhe rolin e gruas në shoqëri. Emrat e zëvendësuesve të tij të mundshëm janë të ministrave Pascal Donohue, Simon Harris, Simon Coveney dhe Heather Humphreys.

Ky ishte mandati i tij i dytë si kryeministër nga dhjetori 2022, pas një periudhe qeverisjeje midis 2017-2020.

Ai ishte bërë kryeministri më i ri i Irlandës kur mori frenat e qendrës së djathtë Fine Gael.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!