Kryeministri i Rusisë: Sanksionet perëndimore nuk e çuan në kolaps ekonominë ruse

schedule15:06 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 15:06 - 6 Dhjetor, 2023

“Perëndimi, i cili vendosi një paketë sanksionesh anti-ruse, nuk ishte në gjendje të shkatërronte ekonominë ruse – kishte vështirësi, por ato u tejkaluan”.

Kështu u shpreh të mërkurën kryeministri rus, Mikhail Mishustin, shkruan Tass.

“Sanksionet e vendosura nga Perëndimi nuk çuan në kolaps të ekonomisë sonë, siç pritej. Sigurisht, kishte vështirësi të dukshme, kryesisht në tremujorin e dytë të 2022. Por që atëherë, ne kemi parë një rikuperim të sigurt. Niveli i fillimit të vitit të kaluar tashmë është tejkaluar në shumë industri. Në pjesën më të madhe, ne kemi kapërcyer vështirësitë kryesore”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, Mishustin vuri në dukje se për BE-në, sipas parashikimit të Komisionit Evropian, rritja e prodhimit të brendshëm bruto këtë vit pritet në nivelin 0.6%, që është pothuajse pesë herë më e ulët se në Rusi./abcnews.al