Kryeministri i Libanit: Po punojmë që të shmangim një luftë me Izraelin

schedule16:13 - 30 Tetor, 2023

schedule 16:13 - 30 Tetor, 2023

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati thotë se po punon për të siguruar që vendi i tij të mos hyjë në luftën Izrael-Gaza, mes përshkallëzimit të shkëmbimeve ndërkufitare midis Hezbollahut dhe Izraelit.

“Unë jam duke bërë detyrën time për të parandaluar Libanin të hyjë në luftë,” tha Mikati në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, shkruan Al Jazeera.

“Për momentin, Hezbollahu e ka menaxhuar situatën në mënyrë racionale dhe me mençuri, dhe rregullat e lojës kanë mbetur të kufizuara në disa kufij”, theksoi Mikati.

Izraeli dhe Hezbollahu patën një konflikt të përgjakshëm në vitin 2006 që la më shumë se 1200 njerëz të vdekur në Liban – shumë prej tyre civilë – dhe 160 në Izrael./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!