Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani tha të mërkurën se bisedimet për një armëpushim në Gaza dhe për lirimin e pengjeve janë në një “fazë delikate”.
“Ne po përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur për të menaxhuar këtë pengesë,” shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Katari shpesh është shprehur optimist për perspektivat për një marrëveshje, por negociatat kanë vazhduar me muaj që nga pauza e përkohshme në luftime dhe lirimi i disa pengjeve në nëntor të vitit të kaluar.
/abcnews.al