Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida është përfshirë në një ngjarje të rëndë, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Kishida po vizitonte portin Saikazaki në prefekturën Wakayama të shtunën, për të mbështetur kandidatin e partisë së tij në pushtet në zgjedhjet lokale, kur një person hodhi një eksploziv në drejtim të tij.
Shpërthimi ndodhi pak para se ai të fillonte fjalimin e tij. Nuk u raportua për të lënduar dhe Kishida u dërgua në selinë e policisë prefekturale të Wakayama.
Një dëshmitar tha se ata panë një person duke hedhur diçka, që nxirrte tym, ndërsa një tjetër tha se kishte dëgjuar një zhurmë të madhe. Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar. Policia thotë se ka arrestuar një person, ndërsa nuk ka dhënë detaje të tjera.
Incidenti ndodhi vetëm nëntë muaj pasi ish-kryeministri Shinzo Abe u vra teksa mbante një fjalim fushate në qytetin perëndimor Nara.
/abcnews.al