Kryeministri i Australisë thotë se pushtimi i plotë i Ukrainës “ka gjasa” të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme

schedule06:03 - 23 Shkurt, 2022

schedule 06:03 - 23 Shkurt, 2022

Scott Morrison e hapi fjalimin e tij duke i bërë jehonë deklaratave të SHBA-së se “pushtimi i Ukrainës në fakt ka filluar tashmë”. Ai dënoi ashpër veprimin e “paprovokuar” dhe “të papranueshëm”.

Morrison tha gjithashtu se Rusia ishte “në gatishmërinë maksimale për të përfunduar tani një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës, dhe kjo ka të ngjarë të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme. Madje tashmë ka raporte për bombardime dhe gjëra të asaj natyre që mund të tregojnë se ajo tashmë ka filluar”.

Ai shtoi se demokracitë liberale duhet të qëndrojnë së bashku për të kundërshtuar shtetet autoritare “që kërkojnë të kenë rrugën e tyre” raporton “BBC”/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!