Kryeministri hungarez i kërkoi Putinit armëpushim, si u përgjigj Moska

schedule16:19 - 6 Prill, 2022

schedule 16:19 - 6 Prill, 2022

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin armëpushim.

BBC shkruan se kryeministri hungarez pati një bisedë telefonike me Putinin ditën e sotme.

Pas telefonatës Orban mbajti një konferencë për shtyp ku tha se i kërkoi Putinit armëpushim dhe se e ftoi atë të zhvillojë raundin e radhës të negociatave të paqes me Ukrainën në Hungari. Në lidhje me këtë ai tha se përgjigja e Putinit ishte pozitive, megjithatë nuk dha detaje tjera.

Ndër të tjera kryeministri Hungraez tha se vendi i tij nuk do bjerë pre e presionit për të shtuar sanksionet ndaj importeve të naftës dhe gazit nga Rusia.

Ai tha se është i gatshëm të të paguajë me rubla gazin rus, duke krijuar kështu krisje me BE-në e cila shprehet kategorikisht kundër blerjes së gazit rus me rubla./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!