Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka informuar kancelarin gjerman Olaf Scholz për provokimet turke në Mesdhe.
Kryeministri grek iu referua veçanërisht tensionit në rritje që është ngritur në rajon pas sfidave në takimin e parë që pati me kancelarin e sapo zgjedhur të Gjermanisë.
Të dy krerët diskutuan gjithashtu mbështetjen për Ukrainën dhe krizën energjetike, raportojnë mediat greke.
Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë shtuar së fundmi. Presidenti turk ka deklaruar se Kyriakos Mitsotakis nuk do të jetë më bashkëbiseduesi i tij, sidomos pas vizitës së kryeministrit në SHBA dhe fjalimit të tij në Kongresin Amerikan. /abcnwes.al