Kryeministri grek Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës

schedule08:24 - 18 Janar, 2021

schedule 08:24 - 18 Janar, 2021

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë të vaksinës , mëngjesin e kësaj të hëne.

Kryeministri u vaksinua në spitalin “Attikon” pak pas orës 09:00, (me orën greke) ndërsa në orën 10:00 dozën e dytë do ta marrë Presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou në spitalin “Evangelismos”.

Dozën e parë Mitsotakis  e mori në 27 dhjetor, kur edhe nisi fushata e vaksinimit në Greqi si në shumë vende të tjera të BE.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve për momentin në Greqi ka arritur në 80,000. Në të njëjtën kohë, siç transmetoi ERT, në ditën e parë të vaksinimit të popullatës së përgjithshme, janë caktuar 3,777 të moshuar mbi 85 vjeç për t’u vaksinuar. g.v/abcnews.al