Kryeministri finlandez reagon pas deklaratës së Trump: Duhet të ruajmë qetësinë

schedule15:51 - 12 Shkurt, 2024

schedule 15:51 - 12 Shkurt, 2024

Finlanda duhet të ruajë qetësinë pas deklaratës së Trump, tha presidenti i sapozgjedhur Alexander Stubb.

Trump, kandidati kryesor republikan në zgjedhjet e nëntorit, tha javën e kaluar se nuk do të dëshironte të mbronte anëtarët e NATO-s nga një sulm i ardhshëm nga Rusia nëse vendet e NATO-s nuk përmbushin detyrimet.

Presidenti i sapozgjedhur i Finlandës Alexander Stubb tha sot se vendi i tij duhet të ruajë qetësinë, pavarësisht komenteve të fundit të ish-presidentit amerikan Trump për aleancën ushtarake.

“Fushatat për zgjedhjet në SHBA janë shumë të ndryshme nga zgjedhjet finlandeze dhe retorika e përdorur është shumë më e ashpër. Mendoj se në këtë fazë është më mirë të qëndrojmë të qetë dhe të fokusohemi në anëtarësimin tonë në NATO,” tha Stubb gjatë një konference shtypi.

Finlanda ndan më shumë se 2% të PBB-së së saj për shpenzimet e mbrojtjes siç është rënë dakord nga vendet anëtare të NATO-s, shtoi Stubb.

Stubb fitoi ngushtë zgjedhjet presidenciale dhe do të marrë detyrën më 1 maj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!