Kryeministri çek: Do të jemi më të fortë nga zgjedhja juaj që është testuar kaq herë

schedule09:19 - 19 Korrik, 2022

schedule 09:19 - 19 Korrik, 2022

Kryeministri i Çekisë i pranishëm në konferencën e përbashkët të kryeministrit Rama, kryeministrit Kovaçevski dhe Presidentes Ursula von der Leyen, shprehu mbështetjen e Çekisë për Shqipërinë.

Fiala theksoi se është i lumtur që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po mbahet nën presidencën çeke.

Peter Fiala: Në emër të presidencës çeke, ju uroj për këtë gur kilometrik. Ne do të jemi më të fortë nga zgjedhja juaj që është testuar kaq herë. Duke pasur parasysh agresionin rus e vlerësojmë qëndrimin tuja për të pasur të njëjtën linjë me BE. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin e BE do do të vazhdojë ta bëjë. Kemi nderin që një proces i tillë ndodh gjatë presidencës tonë. Republika Çeke dhe e gjithë Evropa qendrore e dinë shumë mirë rëndësinë e integrimit evropian për zhvillimin ekonomik. Ju uroj anëtarësimin sa më të shpejtë në familjen evropiane./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!