Kryeministri çek Babish në Shkup: BE të mbajë fjalën

schedule15:24 - 11 Qershor, 2019

schedule 15:24 - 11 Qershor, 2019

Ndërkohë, kryeministri cek Andrej Babish i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të mbajë fjalën e të hapë negociatat për Maqedoninë e Veriut. Deklaratat, Babish i bëri pas takimit me homologun maqedonas Zoran Zaev, gjatë qëndrimit në Shkup.

Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish, i cili gjendet për vizitë në Shkup, ka ftuar politikanët e Evropës që ta mbajën fjalën, pasi sic tha, Maqedonia e Veriut ka bërë compromise të mëdha në zgjidhjen e cështjes së emrit dhe është duke zbatuar reforma. Ndërkaq, Kryeministri Zoran Zaev bëri të ditur se pas takimit me Kancelaren gjermane Merkel, të enjten në Berlin, do të dihen vendimet politike, nëse do të ketë riformatim të Qeverisë apo zgjedhje të jashtëzakonshme.

Athina dhe Shkupi gjetën gjuhë të përbashkët për emrin, zbatuat reforma kurse tani politikanët evropianë që ju premtuan se do të happen negociatat, duhet ta mbajën fjalën. Kështu ka deklaruar Kryeministri i Republikës Çeke Andrej Babish në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun e tij Zoran Zaev.

“Tani është koha vendimtare për Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj se Këshilli Evropian me të vërtetë do ta konfirmojë hapjen e negociatave. Politikanët e Evropës ju premtuan se nëse plotësoni kushtet do të merrni datën e negociatave. Nëse nuk e mbajnë fjalën e tyre kjo do të jetë demotivuese për qytetarët tuaj dhe për të gjithë rajonin”

Vendimet politike në vend, nëse do të ketë riformatim të Qeverisë ose zgjedhje të parakohshme parlamentare do të varen nga vendimi I Këshillit Evropian si dhe nga mesazhet që do ti marrim nga Kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin e së enjtes në Berlin – ka thënë Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët të shtypit me kolegun e tij çek Andrej Babish.

“Përcaktimi i datës së negociatave me Maqedoninë e Veriut këtë verë nuk do të thotë vetëm shpërblim për vendin, por edhe përmbushjen e parimeve të BE-së. Sot morëm inkurajim serioz nga një vend anëtar që ka ndikim në BE, por edhe nga Gjermania dhe mesazhin që do ta marrim nga Kancelarja Merkel do t’i diktojë hapat që duhet t’i marrim në vendin tonë. Nuk ka dilemë se do të marrim datën e negociatave, me rëndësi është që kjo të jetë më herët”.

Kryeministri Zaev ka bërë të ditur se pas takimit të së enjtes me Kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, do të ketë mbledhje të Këshillit Qendror të LSDM-së. Ai tha se është në koordinim me partnerët e koalicionit dhe deri në fund të muajit do të rrumbullaksohen vendimet politike.  /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!