Kryeministri britanik: Nuk do të ketë masa të reja kundër COVID-19

schedule22:10 - 3 Janar, 2022

schedule 22:10 - 3 Janar, 2022

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha të hënën (3 janar) se sistemi shëndetësor në këtë shtet do të jetë në gjendje të rënduar në javët në vazhdim për shkak të rasteve në rritje me COVID-19.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk do të ketë shtrëngim të masave kundër COVID-19.

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, që shtë shumë i transmetueshëm ka bërë që numri i rasteve të reja ditore të Britanisë të rritet gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, me 157,758 infeksione dhe 42 vdekje të raportuara për Anglinë dhe Skocinë të hënën.

Shifrat për Uellsin dhe Irlandën e Veriut nuk u publikuan.

“Unë mendoj se duhet të pranojmë se presioni mbi sistemin tonë shëndetësor, mbi spitalet tona, do të jetë i konsiderueshëm gjatë dy javëve të ardhshme dhe ndoshta më shumë,” tha Johnson gjatë një vizite në një qendër vaksinimi në Aylesbury.

Johnson po fliste pasi gazeta The Sunday Times raportoi se një grup spitalesh në qarkun lindor të Lincolnshire kishin deklaruar një “incident kritik” për shkak të mungesës “ekstreme dhe të paprecedentë” të stafit.

Chris Hopson, shefi ekzekutiv i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) i tha BBC-së se ” po shohim mungesa në rritje të stafit dhe kjo po vjen në krye të një sasie shumë të konsiderueshme presioni më të gjerë.”

Në anën tjetër, Matthew Taylor, shefi ekzekutiv i Konfederatës NHS që përfaqëson 1.5 milion punonjës shëndetësorë, tha se shumica e shërbimit shëndetësor është në “një gjendje krize” që përkeqësohet nga një kërkesë e lartë për shërbime dhe mungesë të stafit.

“Disa spitale po bëjnë thirrje urgjente për stafin e rraskapitur që të heqin dorë nga ditët e pushimit për t’i mundësuar ata të mbajnë në funksion shërbimet kryesore. Shumë spitale të tjera duhet të ndalojnë vizitorët që të përpiqen të zvogëlojnë përhapjen e infeksionit, “tha ai.

Qeveria e Johnson hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e koronavirusit në korrik, por muajin e kaluar ndryshoi kursin dhe nxiti “Planin B” të tij për Anglinë – duke urdhëruar mbajtjen e maskave në hapësira publike të brendshme, duke kërkuar prova të vaksinimit ose një test negativ për të hyrë në klubet e natës dhe duke u kërkuar njerëzve të punojnë nga shtëpia nëse munden.

Johnson të hënën u kërkoi njerëzve t’u përmbahen atyre rregullave dhe të marrin një vaksinë përforcuese, pasi qeveria kërkon të plotësojë mungesën e personelit.

“Pra, bëni të gjitha gjërat që kam thënë, sigurohuni që të ndjekim një Plan B, të përmirësohemi, por gjithashtu të ndihmojmë NHS-në me kërkesat e tyre të personelit dhe ne po shikojmë se çfarë mund të bëjmë për të zhvendosur njerëzit në ato zona që janë veçanërisht të prekura keq,” tha ai.

Por Johnson duket se përjashtoi çdo shtrëngim të masave në ditët në vijim.

“Unë mendoj se rruga përpara për vendin në tërësi është të vazhdojë me rrugën në të cilën jemi. Ne do të mbajmë gjithçka nën shqyrtim”, tha ai.

“Kombimini i gjërave që ne po bëjmë për momentin është, mendoj, e duhura”, shtoi ai./ REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!