Kryeministri britanik në Gjermani për të rivendosur marrëdhëniet me Europën

schedule10:55 - 28 Gusht, 2024

schedule 10:55 - 28 Gusht, 2024

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ndodhet në Gjermani, në një vizitë zyrtare. Ai synon që të rifillojë nga e para marrëdhënien mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Europës.

Starmer do të takohet sot me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, përpara se të bisedojë me presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë të enjtes. Kryeministri britanik thotë se “rifillimi i marrëdhënieve me Europën është një mundësi që vjen vetëm një herë në gjeneratë”.

“Ne duhet të bëjmë një kthesë në Brexit dhe të rregullojmë raportet e thyera që mbetën pas nga qeveria e kaluar”, theksoi Starmer.

Britania e Madhe po punon për një partneritet të ri me Gjermaninë, me një marrëveshje që pritet të vuloset brenda këtij viti. Në të do të përfshihen çështje si tregtia, mbrojtja, emigracioni i paligjshëm dhe shumë tema të tjera të rëndësishme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!