Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministi i Thuringia në Gjermani jep dorëheqjen, një ditë pasi mori postin

schedule19:52 - 6 Shkurt, 2020

schedule 19:52 - 6 Shkurt, 2020

Kryeministi i Thuringia në Gjermani, Thomas Kemmerich ka dhënë dorëheqjen vetëm nnjë ditë pas marrjes së këtij posti. Pas dorëheqjes së ai ka kërkuar shpërbërjen e parlamentit në shtetin lindor si dhe rizhvillimin e zgjedhjeve.

Ndërkohë pas largimit të tij vendimet mbeten në shqyrtim në parlament. Kemmerich u zgjodh si kryeministër i Thuringia ditën e djeshme me votat e partisë AfD. Fitorja e tij ngjalli shumë polemika duke  vendosur partitë Demokratike para një sprove që mund të rezultojë me zgjedhje të jashtëzakonshme edhe në nivelin federal për Bundestag-un.

Votimi i së Mërkurës u përshkrua si një tërmet politik pasi ishte hera e parë që AfD ndihmon në formimin e një qeverie në Gjermani, duke thyer një konsensus midis partive kryesore për të mos punuar kurrë me partitë ekstremiste. Ndërkohë zgjedhja e tij është kundërshtuar edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!