Kryemadhi zgjedh mandatin e Fierit, Vasilit i mjaftojnë 362 vota për tu futur në Kuvend

schedule12:43 - 21 Qershor, 2021

schedule 12:43 - 21 Qershor, 2021

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një shkrese drejtuar KQZ, njofton se ka pranuar mandatin në qytetin e Fierit dhe jo atë në Tiranë.

Kështu i jepet mundësia që në Kuvend të futet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili ishte në listën e Tiranës, por duke marrë mandatin e Fierit, Monika Kryemadhi ka lënë jashtë Kuvendit Kejdi Mehmetajn. Petrit Vasili me lëvizjen që bëri zonja Kryemadhi, i kanë mjaftuar 362 vota personale për të hyrë në Kuvend.

LSI në zgjedhjet e 25 prillit mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër.

Konkretisht në Tiranë nga radhët e LSI marrin mandatin e deputetit Petrit Vasili dhe Erisa Xhixha, në Fier Monika Kryemadhi ndërsa në Shkodër Agron Çela.

Letra e Kryemadhit drejtuar KQZ:

I nderuar zoti Celibashi,

Në përgjigje të kërkesës tuaj me nr. 8542, prot, datë 17.06.2021 dhe nr. 486 prot, datë 17.06.2021, ju bëj me dijeni se:

Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, neni 67, pika 3, shpreh vullnetin tim duke zgjedhur mandatin e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin Tuaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!