Kryemadhi te KMSH për Fitër Bajramin: Të mësojmë nga gabimet e së shkuarës

schedule12:42 - 2 Maj, 2022

schedule 12:42 - 2 Maj, 2022

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët shqiptarë, të cilët sot kremtojnë Fitër Bajramin. Kryemadhi vizitoi mëngjesin e sotëm Komunitetin Mysliman Shqiptar, ku u prit nga Bujar Spahiu.

Ndër të tjera, Kryemadhi thekson se duhet t’i japim dorën njëri tjetrit, të harrojmë të shkuarën dhe të mësojmë nga gabimet e të shkuarës.

“Në radhë të parë, ju uroj të gjithëve ju që jeni këtu sot, edhe pse ditë me shi dhe ditë pushimi, Gëzuar Bajramin. Dhe nëpërmjet jush të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që janë dhe që kanë festuar Bajramin mbarësi në familjet e tyre. Dhe të gjithë ata besimtarë që kanë agjëruar në muajin e Ramazanit, zoti ju pranoftë sakrificat. Si gjithmonë, festat fetare janë shumë të rëndësishme për solidaritetin të cilin ne e kemi të nevojshëm, që duhet të jemi më pranë njëri tjerit, t’i japim dorën njëri tjetrit.

Të harrojmë të shkuarën dhe të mësojmë nga gabimet e të shkuarës dhe të ecim përpara. Kjo ditë është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë  Komunitetin Mysliman po edhe për popullin shqiptar, sepse jemi i vetmi vend që kemi një harmoni fetare të jashtëzakonshme dhe është një nga vlerat më të mëdhaja që ne kemi, të cilën e stimulojmë dhe duhet ta stimulojmë më shumë sepse besimi zot është ai që fuqizon çdo ditë edhe më shumë atë që është institucioni më i rëndësishëm, institucionin e familjes. Unë ju uroj gëzuar, mbarësi juve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, u shpreh kryetarja e LSI. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!