Kryemadhi takon ambasadorin britanik: LSI e përkushtuar për demokracinë

schedule19:27 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 19:27 - 16 Dhjetor, 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me ambasadorin britanik në vendin tonë Alastair King-Smith.

Kryemadhi shprehet se LSI vlerëson bashkëpunim e ndërsjellë dhe qëndron e përkushtuar në fuqizimin e demokracisë parlamentare.

“Faleminderit @AlastairKS për vizitën sot në Parlament dhe vëmendjen e vazhdueshme për zhvillimet demokratike.

LSI vlerëson bashkëpunimin tonë të ndërsjellë, dhe qëndrojmë të përkushtuar për fuqizimin e demokracisë parlamentare, dhe vendosjen e institucioneve në shërbim të njerëzve dhe të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Kryemadhi. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!