Kryemadhi takon ambasadorin britanik: Do të monitorojë zgjedhjet në Elbasan në 25 prill

schedule16:09 - 1 Prill, 2021

schedule 16:09 - 1 Prill, 2021

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik Duncan Norman i cili sipas saj do të monitorojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit në qytetin e Elbasanit.

“Nën atmosferën e ngrohtë të zyrave të LSI në Elbasan, pata sot kënaqësinë të mikprisja Ambasadorin Britanik, i cili do të gjendet në Elbasan edhe në ditën e zgjedhjeve për të monitoruar nga afër një mbarëvajtje sa më të qetë të procesit zgjedhor më 25 prill” –shkruan Kryemadhi në Facebook.

Ashtu si ambasadorja amerikane Yuri Kim pak ditë më parë, edhe ai britanik sot, përpos Kryemadhit ka takuar edhe përfaqësues të PS-së, Taulant Ballën dhe të PD-së Gazment Bardhin.

Elbasani është një nga qarqet e nxehta, pasi pak ditë më parë u shënuan dy incidente me sfond politik, ndërkohë që situata është e tensionuar./ db/ Abcnews.al