Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon turin e takimeve në Shtetet e Bashkuara. Së fundmi Kryemadhi është takuar me Kongresmenët Joe Ëillson dhe Jim Costa.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kryetarja e LSI përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa zbulon edhe fokusin e bisedës.
Komenti i plotë:
Në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA zhvilluam takime edhe me Kongresmenët Joe Willson dhe Jim Costa.
Joe Wilson përfaqësues i South Carolinës ishte shumë i interesuar dhe tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri.
Gjatë diskutimit mjaft impresionues me të, ai shprehu gadishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë, rritjen e intensifikimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe rolin e veçantë që vendi i saj ka si mbështetësja më e spikatur e politikave të SHBA për rajonin tonë.
Fryma e të gjithë takimeve mbresëlënëse në Kongres dhe Senat ishte rikonfigurimi i një mbështetje sa më të madhe për Shqipërinë përmes një prezence sa më aktive të SHBA./abcnews.al