Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme më banorë të zonës së Kombinatit.
Kryemadhi theksoi se banorët janë lënë në mëshirë të fatit, dhe se projekti i Rindërtimit sipas saj nuk është transparent.
“Do të bëjmë denoncim në Prokurori. Si ndryshohet pronari i pronës pa një kërkesë. Kjo nuk mund të jetë gabim njerëzor. Dje kanë bërë prokurimin e shkollës “Sami Frashëri”. Ne jemi të lumtur që kemi krijuar një barrierë që mos e tjetërsojë shkollën “Sami Frashëri”.
“Ajo që është e rëndësishme është që ne duhet ta detyrojmë që këtu në Kombinat të vijë të nënshkruajë kontratat me 193 familjet në Kombinat. Pra nuk mund të thotë ai, ti ik tani se ne do t’i shembim, pastaj hajde se flasim”, tha Kryemadhi..