Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar publikisht për herë të parë pas arrestimit të Ilir Metës dhe vendosjes ndaj saj të masës “Detyrim paraqitje”.
Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Kryemadhi u shpreh se Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe policia kanë dezinformuar teksa e cilësoi procesin ndaj saj, si politik.
Kryemadhi shtoi se do të ndërmarrë masa ligjore.
“I kam dërguar prokurorit të çështjes, 5 mijë faqe, me ekspertizë financiare, që nga 1995 të familjes sime, mamasë sime. Mamaja ime ka pasur 3 mijë faqe, unë rreth 5 mijë faqe. Kur lexoja materialin, nuk kishte përfshrje të argumentave ligjore në kërkesën që prokuroria i kishte bërë gjykatës. Që kur nisi, nisi si proces politik pas denoncimit tim për inceneratorët. Janë 50 të ndaluar apo në kërkim, përfituesit kryesorë të parave, disa janë jashtë shtetit, disa drejtojnë shtetin shqiptar. Indinjata ime erdhi pas deklaratës së SPAK”, theksoi Kryemadhi./abcnews.al