Kryemadhi: Shumë pak të thuash për një grua që meriton një jetë pa dhunë

schedule15:42 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:42 - 25 Nëntor, 2020

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka përcjellë një mesazh sensibilizues në ditën ndërkombëtare të dhunës ndaj gruas. Ajo thotë se gruaja është pjesa më e bukur e jetës dhe themeli i saj. Kryemadhi kërkon që gruaja duhet të dëgjohet, besohet e mbështetet.

“Është shumë pak të thuash për një grua që meriton një jetë pa dhunë. Kur flasim për gruan kemi folur për vetë jetën, pa të bota do të ishte pa ngjyra.

Gruaja është pjesa më e bukur e shoqërisë sonë, ajo është themeli i saj. Nëse një gruaje i jep pak dashuri, ajo jep gjithçka. Dëgjojë gruan, besoje, mbështete”, shprehet Kryemadhi./mv.abcnews.al