Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të enjte e ka nisur me një thirrje për të qytetarët ku i fton që me 25 prill ti japin fund qeverisjes së Edi Ramës.
Kryemadhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në vendin tonë ka më pak punë dhe më shumë emigracion, ndërsa shtoi se gjerat po shkojnë në drejtimin e gabuar.
Ndër të tjera ajo shkruan se Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë.
“Në 4 vitet e fundit Rama ka patur qeverinë në dorën e tij, për të qeverisur si të dinte më mirë ai. Sot ka më pak punë, më shumë emigracion dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.
Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë. Në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi dhe zgjidhni një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë.
-73 Ditë #ShqipëriaShtëpiaJuaj”, shkruan Kryemadhi./abcnews.al