Kryemadhi shpall mosbindjen civile: Ulet në mes të rrugës dhe fton qytetarët për revoltë

schedule16:56 - 17 Maj, 2020

schedule 16:56 - 17 Maj, 2020

Drejtuesja e LSI-së, Monika Kryemadhi është ulur në mes të rrugës duke i kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen asaj kundër dhunës së qeverisë dhe policisë, e cila sipas saj rrahu sot qytetarë duke u fshehur pas maskave.

Kryemadhi kërkoi që të mos paguhen taksat dhe asnjë qytetar të mos i binden Edi Ramës dhe Erion Veliajt duke shpallur kështu edhe mosbindjen civile.

Kryemadhi tha se do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që ndihmuan në shembjen e Teatrit Kombëtar duke filluar nga fadromisti, tek “policja me thonj të gjatë” dhe të tjerët që rrahën qytetarët.

Edi Rama dhe shpura e tij perverse e prostituta që do ta mbajmë mend në historinë tonë, mendon që ka fituar, mendon se e prishi një godinë që historinë  e shqiptarëve do ta zëvendësojë me të Vuçiç. Ai teatër nuk është përgjegjësia ime, është përgjegjësi e të gjithë neve bashkë.

Kam 48 orë që jam pa gjumë, 12 orët e shërbimit i bëra me dinjitet do vazhdoj at bëj me dinjitet qëndresën time, si qytetarë dhe ju bëj thirrje të gjitha lëvizjeve politike, shoqërisë civile, që s’dalin bëjnë fjalim për të drejta e njeriut, të vijnë këtu e të ishin atje në mëngjes. atje të vijnë, boll morën projekte duke mbaj fjalime “mbro teatrin”.  

Ta mbajnë mend ët gjithë ata policë që kanë prekur me dorë vajza e gra, apo studentë, nuk i frikëson Rama studentë as me të rrahur, pro çdo polic duhet ta mbajë mend që rreh qytetarët, do ta bëjmë personale.

Prokuroria shqiptare, reforma në drejtësi që na kanë çarë veshët këta ndërkombëtar, ët vijën të arrestojnë ata polica që kishin mbuluar fytyrat me maska. Ne nuk dimë kush kanë qenë ata, banditë apo policë, kë përfaqësojnë. Unë ja ku jam “ulet në asfalt”, kush të dojë le të vijë.  Nuk do hapim rrugë fare. Këtu do të ulem.

Ka burg më të poshtër se burgu i pandemisë së koronavrisuit të Sorosit të Edi Ramës. Ka burg më të madh? Më mirë në burg dhe me dinjitet sesa pa fytyrë në shtëpi. Mos paguani ujin e Lali Erit, mos iu nënshtroni Edi Ramës”, tha Kryemadhi.

Vijon..

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!