Deputetja Monika Kryemadhi ka hequr dorë nga kërkesa që kishte dorezuar në Gjykatën e Posaçme për heqjen e masës detyrim paraqitjeje të caktuar ndaj saj në lidhje me hetimet mbi dosjen CEZ-DIA dhe lobimin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes avokatit të saj mbrojtës, deputetja e Partisë së Lirisë kishte depozituar kërkesën për shfuqizimin e masës së sigurisë, por në seancën e së hënës ajo u tërhoq nga kjo kërkesë.
Ndërkohë, për shkak se Kryemadhi u tërhoq, gjyqtari Erjon Çela vendosi mospranimin e kërkesës, pasi çështja mbeti pa objekt dhe keshtu ngelet ne fuqi masa detyrim paraqitje të hënën e parë të çdo muaji.
I përfshirë në të njëjtën dosje është dhe ish-presidenti Ilir Meta ndaj të cilit rëndojnë të njëjtat vepra penale, duke nisur nga ajo e pastrimt të parave, korrupsionit dhe fshehje e pasurisë. Por Meta ndryshe nga Kryemadhi po mbahet i izoluar në qeli. Hetimet e SPAK lidhen me çështjen CEZ-DIA, shumë e parave për lobimin e partisë së LSI në SHBA, si dhe për disa ndërhyje kirurgjikale jashtë Shqipërisë të pa deklaruara../abcnews.al