Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë në krah të protestuesve para kryeministrisë, duke ironizuar kreun e qeverisë Edi Rama, ndërsa shkruan se ‘Këshillimi Kombëtar’ i vërtetë po ndodh aty.
Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi i bën thirrje qeverisë të dëgjojë zërin e popullit.
Postimi i Kryemadhit:
‘Këshillimi Kombëtar’ i vërtetë po ndodh tani para Kryeministrisë. Dëgjojeni zërin e popullit, frenoni rritjen e çmimeve!

