Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të hënë ka deklaruar se zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2, si projekte strategjike zhvillimi ekonomik, do e kthejnë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Kryemadhi përmes një postimi në Facebook, shkruan se problemet me papunësinë dhe varfërinë që sot përballen qytetarët e Durrësit dhe i gjithë vendi do t’i mbeten historisë.
“Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2, si projekte strategjike zhvillimi ekonomik?, do e kthejnë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, duke ja lënë historisë problemet me papunësinë dhe varfërinë që sot përballen qytetarët e Durrësit dhe i gjithë vendi.
LSI dhe unë jemi të angazhuar për një Shqipëri që punon, për një ekonomi që i shërben familjeve dhe ndalimit të shpopullimit të brezit të ri.?
Na ndajnë pak ditë nga data e ndryshimit dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tuaj”, shkruan Kryemadhi./abcnews.al