Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar me denoncimet për aferën e inceneratorëve.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi ka publikuar foton e një personi, të cilit i referohet si organizatori i vërtetë i skemës së inceneratorëve.
Deputetja thotë se ai është mik i Klodian Zotos dhe dhe bashkëjetues i Stela Gugalles, ndërsa paralajmëron se një ditë mund të përfshihet në fushatën elektorale.
Postimi i plotë:
Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja, mik i pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes. Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj. Pasi, edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij. E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar. /abcnews.al