Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se në rast se partia e saj do të kishte organizuar protestën për vrasjen e Klodian Rashës, atëherë do ishte vetë ajo në krye të saj. Ajo theksoi se është një e drejtë e të rinjve të protestojnë ndërsa shtoi se do të ishte vrasje e dyfishtë nëse do bëhej politikë me dhimbjen e familjes.
“Niko Peleshi është ish zv kryeministër. Vajza e Niko Peleshit ishte në krye të protestës. Shumë mirë ka bërë ajo por edhe mbesa e Gramoz Ruçit që ka bërë status në Facebook. Nuk ka asgjë të keqe të irritohesh kur ndodh një ngjarje e tillë.
Po të ishte e organizuar mos ki merak se do isha unë vetë në krye të protestës. Mendoj që është një e drejtë e çdo të riu dhe të re që të protestojë. Është një provokim i dyfishtë dhe është faj, nuk është më gabim. Do ishte nder për LSI të organizoja një protestë si kjo. Për mua është vrasje e dyfishtë nëse bëhet politikë me dhimbjen e familjes.
Edhe kur ndodhi tërmeti, ju nuk e patë Kryemadhin të shkonte dhe të qante në rrënojat e tërmetit. Sot them se atje ku i kanë pasur shtëpitë banorët, të rindërtohen. Për vrasjen e Klodian Rashës nuk kemi ende një histori të vërtetë se çfarë ka ndodhur, a janë përleshur, a janë njohur. Asnjëri nga ne nuk mund të bëjë politikë me një gjë të tillë. Një reagim të tillë nuk do vinte po mos të kishte provokuar policia”, deklaroi Kryemadhi./mv.abcnews.al