Në studion e “Byro Politike”, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar ka qenë një ndër premtimet elektorale të kryeministrit Rama.
Kryemadhi tha se Rama në programin e tij të 2013 theksonte se do të rikonstruktonte Teatrin Kombëtar dhe tashmë ai nxitoi për shembjen e godinës më 17 maj.
“Në 2013 në programin e saj PS theksonte se do të rikonstruktonte Teatrin Kombëtar. Nuk ka njeri që është kundër teatrit të ri, pasi kemi qenë dhe kemi ngrirë së ftohti por është normale që nëse nuk jep karburant do të ngrish së ftohti, pse në shkolla nuk është ftohtë në kinema jo, por ajo që të vret është nxitimi që pati ky njeri.
Unë mendoj se ai ka planet e tij pasi ka menduar se mund të ketë ndonjë lëvizje për të drejtuar opozitën drejt një lëvizje të gabuar, nuk e ka pritur reagimin qytetar. Dhe dy muaj karantinë i ka gufosur qytetarët dhe Rama nuk e ka pritur reagimin qytetar. Unë aty isha por zoti Rama ka bërë një betejë të jashtëzakonshme për të zhdukur videot e mia, por nuk është ky problem”, ka thënë Kryemadhi. /abcnews.al