Kryemadhi kalon natën te Teatri Kombëtar: SPAK të nxjerrë para drejtësisë fajtorët

schedule08:54 - 16 Maj, 2020

schedule 08:54 - 16 Maj, 2020

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mbrëmjen e së premtes e ka kaluar në ambientet e Teatrit Kombëtar, në mbështetje të artistëve, të cilët kundërshtojnë vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembjen e godinës.

Në një deëklaratë për mediat Kryemadhi është shprehur se gjendja gjatë natës ishte e qetë, edhe pse të gjithë punonjësit e bashkisë ishin në gatishmëri.

LEXO edhe: PETICIONI / Artistët: Mos pengoni teatrin e ri, boll me lot krokodili!

Nuk duhet të lejojmë dhunimin e kësaj godine. Ajo që dua të theksoj është që kjo qëndresë do të vazhdojë do të jetë e përnatshme. Ata janë njerëz që kanë frikë të përballen me të vërtetën, siç bënë me mbledhjen e këshillit Bashkiak, me vendimin e paligjshëm, që e morën feshurazi. Për këtë çështje, SPAK duhet të nxjerrë para drejtësisë njerëzit e kësaj aferre. Rama ka rënuar ekonominë e këtij vendi. Kjo godinë i rezistoi tërmeteve dhe do i rezistojë edhe kufomave politike. Pravarësisht se ne ishim një grup modest që qëndruam gjithë natën. Ishte një gjendje e qetë dhe nuk patëm asnjë problem. Nuk kanë tentuar që të na largonin, kanë pasur besimin se ne do të largoheshim vetë. Punonjësit e bashkisë ishin në gatishmëri, dhe rreth orës 4 ose 5 të mëngjesit, ata u larguan. Nuk do të jemi vetëm ne PD në shesh, do të jenë të gjithë faktorët politikë dhe jo politikë, kishte artistë, aktorë, kjo do të jetë e organizuar“, është shprehur Kryemadhi.

Ndërkohë ndër të tjera ajo ka theksuar se ato janë në gadishmëri të plotë dhe do të vijojnë të jenë në krahë të artistëve deri në mbylljen e plitë të këtij ngërçi të krijuar nga qeveria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!