Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas prezantimit të kryeministrit Rama për projektin AntiKÇK, tha se me këtë prezantim Rama ka provokuar qytetarët shqiptarë dhe Reformën në Drejtësi.
“Me këtë paketë Rama ka kërcënuar edhe deputetët, provokon partnerët ndërkombëtarë, SPAK është mbajtur peng nga vet Edi Rama”, tha Kryemadhi.
“Krijimi i policisë politike që na lançoi sot kryeministri vazhdon dhe provokon. Provokon qytetarët, provokon sistemin e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtare. Sot që pritet të ngrihet SPAK ai na lançon KÇK e tij. Ajo që dua të them është se me veprimin e sotëm, që Rama kërcënoi deputetët se kush nuk voton do të përjashtohet nga grupi parlamentar tregon orientimin që Rama po i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve për ti çuar drejt një vendi diktatorial. Shohim si një ligj i tillë vendose në mënyrë paralele për të shkatërruar provat për BKH dhe SPAK, një strukturë e tillë vendet për të penguar veprat korruoptive të Edi Ramës”, deklaroi Kryemadhi.
“Me veprimin e sotëm që Rama kërcënoi edhe deputetët dhe bashkëpunëtorët e tij tregon haptas orientimin përfundimtar që ama po i jep Shqipërisë drejt diktaturës. Rama e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi dhe në një bazë të trafikut të drogës. Ajo që sot linçoi, ishte një interpretim i lodhur dhe jo profesional”.
Kmi parë sesi i femijët nxorrën në pesë të mëngjesit me gaz lotsjellës, kjo polici jo vetëm që tradhëton kolegët e saj, por e kthen sistemin e policisë në një sitem politik. Po shkojmë drejt një vendi diktatorial, shikojmë se një polici e tillë vendoset në mënyrë paralele për të penguar hetimin, tha ndër të tjera Kryemadhi.
“Rama po i kërkon Banka e Shqipërisë një rregullore ku për të mbuluar koncesionet kërkon të vendosë kolateral paratë e shqiptarëve. Nuk dëgjuam Edi Ramën të fliste për buxhetin e shtetit si ka falsifikuar tabelat e buxhetit faktik. Nuk tregon se si 1 mld lekë nuk derdhen në buxhetin e shtetit. Dëgjuam një kryeministër, që mbi 2 orë bënte monolog me veten e tij pasi nuk ka shqiptarë që mund ta dëgjojnë, pasi kudo që do shkojë do dëgjojë vetëm Rama ik. /abcnews.al