Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale shtesë për aferën e inceneratorëve

schedule10:56 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 10:56 - 16 Dhjetor, 2021

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale të tjera shtesë të cilat sipas LSI provojnë abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Raportohet se materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.

Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit.

Kujtojmë se kjo lëvizje nga Monika Kryemadhi vjen dy ditë pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!