Kryemadhi apel nga Kopshti Botanik: Duhet të studiojmë specien e Rilindjes

schedule11:20 - 9 Tetor, 2019

schedule 11:20 - 9 Tetor, 2019

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka bërë një apel sot në mbrojtje të Kopshtit Botanik, duke kërkuar nga të gjithë mbështetje dhe bashkim për këtë kauzë të rëndësishme jo vetëm për arsimin, siç e quajti ajo.

Sipas Kryemadhit mesazhi që ajo përcjell është për t’u bashkuar dhe sensibilizuar me pedagogët e Universitetit të Shkencave të Natyrës që e vetmja pasuri të mos betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/468580340403947/

Mirmëngjesi të dashur miq!

Sot, dua t’ju uroj mirmëngjes nga Kopshti Botanik. Si ish-studente e Fakultetit të Shkencave të Natyrës e degës Biokimi për të cilën kam zhvilluar orë dhe javë të tëra mësimi, ekspetide në këtë kopësht, e ndjej si obligim moral për këtë mesazh suportues dhe bashkues me pedagogët e Universitetit të Shkencave të Natyrës. Iu bëj thirrje po ashtu të gjithë miqve të mi, ish-studentëve të Fakultetit të Shkencave Natyrës që sot universiteti ynë ka nevojë për ne. Ka nevojë për ne, për t’u bashkuar me ta. Sepse nuk duhet të na ndodhi e njëjta gjë, ajo që na ndodhi me Muzeun e Kafshëve tek rruga Kavajës, i cili u shkatërrua një laborator i tërë me një një arsenal të jashtëzakonshëm shkencor për t’u dhënë dhe për t’u ndërtuar nga oligarkët pallat. Nuk do dëshironim që e vetmja gjë dhe e vetmja pasuri që i ka ngelur Fakultetit të Shkencave të Natyrës të betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë. Mendoj që këtu është e domosdoshme angazhimi i gjithë ne për ta suportuar dhe për ta mbrojtur. Në fakt ne këtu kemi studiuar shumë bimë të rralla, kemi studiuar shume insekte dhe specie të tjera, por në fakt një specie nuk e kemi studiuar të cilën duhet ta studiojmë, specien e Rilindjes, e cila po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm pronat e shqiptarëve, nuk po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm ditën e shqiptarëve por pushton edhe të ardhmen e shqiptarëve. Idiokracia e Rilindjes e cila kërkon që çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe në lavatriçe të pastrimit të parave është mbi të gjitha e domosdoshme një ndërhyrje dhe një ndërgjegjësim kombëtar dhe qytetar i të gjithë ne kudo që jemi. Pa dallim bindjesh politike. Sot më shumë se kurrë ne duhet të japim suportin tonë, mbështetjen tonë në radhë të parë për dijen, në radhë të parë për arsimin se vetëm kështu mund të shpëtojmë të ardhmen e vendit tonë“, deklaroi Kryemadhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!