Kryemadhi: Agaçi, një nga aktorët kryesorë në aferën e inceneratorëve, pse nuk po arrestohet?

schedule10:50 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 10:50 - 23 Dhjetor, 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi vijon që të risjellë në vëmendje arrestimin e ish ministrit Lefter Koka dhe aferën korruptive në inceneratorin e Elbasanit.

Kryemadhi përmes një video të postuar në rrjetete sociale thekson se sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, njëlloj si Koka duhet të ishte para drejtësisë për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Ajo i drejton një pyetje SPAK se pse po e vonon arrestimin e tij, teksa thekson ndër të tjera se Agaçi megjithëse u has me refuzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për procedurën për inceneratorin e Elbasanit, me vetëdije të plotë shkel ligjin.

Postimi i plotë

PSE SPAK VONON ARRESTIMIN E ËNGJËLL AGAÇIT?

Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Ëngjëll Agaçi është një nga aktorët kryesor në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Agaçi, megjithëse haset me refuzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për procedurën për inceneratorin e Elbasanit me vetëdije të plotë shkel ligjin.

Ligji, e përcakton qartë që Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit është përgjegjës për hartimin e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Duke shfrytëzuar këtë komptencë, Ëngjëll Agaçi pasi është në dijeni nga APP e cila kundërshton procedurën e ndjekur ‘Negocim pa shpallje’ e fut në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave, jo lidhjen e kontratës por faturën financiare të kontratës.

Pra, miratohet fatura financiare pa u vënë në dijeni të kushteve financiare të saj.

Për këtë shkelje, jo vetëm në inceneratorin e Elbasanit por dhe atë të Tiranës Ëngjëll Agaçi duhet të ishte para drejtësisë.

“Pra, miratohet me
VKM financimi i nje kontrate që buron nga një procedurë e paligjshme e provuar me shkresë dhe paralajmërim zyrtar nga AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK”, thuhet ne video. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!