Kryediplomatja e Gjermanisë pritet të vizitojë Kosovën këtë javë

schedule16:42 - 9 Mars, 2022

schedule 16:42 - 9 Mars, 2022

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock do ta vizitojë Kosovën këtë javë. Lajmin e  raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Baerbock do ta vizitojë Moldavinë në fundjavë, ku do të takohet me presidenten Maia Sandu, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Gjermanisë.

Ndër temat që do të diskutohen të shtunën është situata në fqinjin e Moldavisë, Ukrainën, tha zëdhënësi.

Përveç Kosovës e Moldavisë, Baerbock do të vizitojë gjithashtu Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë gjatë kësaj jave, u tha gazetarëve zëdhënësi gjerman në një konferencë të rregullt për shtyp të mërkurën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!