Kryediplomati Hasani: Kemi nisur një projekt serioz, për të krijuar një departament që do merret ekskluzivisht me shqiptarët në rajon

schedule20:48 - 9 Shtator, 2024

schedule 20:48 - 9 Shtator, 2024

TIRANË- Gazetari dhe drejtuesi i “Real Story” Sokol Balla, duke diskutuar me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasanin, pyet diplomatin shqiptar nëse politika e jashtme mund të shërbejë si një pikënisje, për realizimin e idealit dhe ëndrrës së hershme të shqiptarëve, që është integrimi në Bashkimin Evropian.

“Do vazhdoja aty ku e latë ju, sepse ju thatë një gjë shumë të mirë, ne kemi në fakt një gjë që na bashkon të gjithëve, pavarësisht orës kur zgjohemi në mëngjes apo kur flemë natën. Z.Hasani është perspektiva europiane, e shqiptarëve. Të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë kanë në vëmendje të tyre integrimin në Europë. Ajo thirrja ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, vlen për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për shqiptarët e Malit të Zi, sigurisht për Kosovën dhe duke përfshirë këtu edhe shqiptarët e Luginës. A mund të jetë politika e jashtme një pikënisje e mirë, për koordinimin e shqiptarëve, bërjen e tyre gati qoftë edhe në procesin e integrimit, por edhe në përballjet e reja që janë edhe të vjetra njëkohësisht në rajon. Shqiptarët janë te ajo vija që ndan Lindjen dhe Perëndimin. I ka rënë një barrë e madhe, kanë një aleat të madh krah tyre që janë SHBA, i bashkon perspektiva europiane, por koordinimi mungon. A mund të jetë politika e jashtme ai momenti kur të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe janë faktor edhe shtet formues të nisin atë koordinimin, nuk po guxoj të përmend fjalën strategji”, u shpreh gazetari Balla.

Për këtë, kryediplomati shqiptar tha se po punohet për krijimin e një departamenti të posaçëm në MEPJ, i cili do të merret me të gjithë çështjet, të cilat shqetësojnë shqiptarët në rajon.

“Është çështje interpretimi si e shohim koordinimin, mund ta shohim gotën gjysmë plot, mund ta shohim gjysmë bosh koordinim ka patur edhe në ditë të vështira, edhe në mes të luftës edhe kur gjithkush mendonte që mund të bënte dicka që nuk kishte lidhje me punën e tjetrit, por ajo që është e rëndësishme dhe unë nuk dua të bëj analizë por dua të jem konkret është fakti që ne me kolegët e ministrisë së jashtme, kemi nisur një projekt serioz për të krijuar njësi dhe nuk le të caktuara në ministrinë e jashtme, për të krijuar një department që do merret ekskluzivisht me shqiptarët në rajon. Një gjë që, i ka munguar ministrisë së jashtme për disa dekada. I ka munguar për arsye të shumta që do i disktuojmë edhe me kolegët por kjo drejtori, ky department që do të jetë në Ministrinë e jashtme do merret me të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët e Luginës, me vëllezërit dhe motrat në Kosovë, me situatën në Mal të Zi dhe këtu nuk flas vetëm për pjesën politike të angazhimit por kam parasysh edhe angazhimin me shkolla, qendra shëndetësore, librari, bilbioteka, ujësjellës e me radhë dhe dëshira është që ne të krijojmë edhe një mekanizëm ndërministror që drejtohet nga kryeministri që do merret me të gjithë këto nevoja dhe mungesa që mund të ketë në raport të qytetarëve të vendeve të rajonit me origjinë shqiptare, në mënyrë që të kemi mundësi t’i përgjigjemi atyre sa më shpejt. Së dyti, është rritja e angazhimit të diplomatëve, rritja e angazhimit të ministrisë së jashtme në vendet e rajonit, për arsye të cilat ndonjë nga kolegët do mi shpjegojë sa më shpejt kam kuptuar dhe këtu nuk po tregoj ndonjë sekret. Kam kuptuar që numri i diplomatëve shqiptarë në Mal të Zi është i njëjtë me numrin e diplomatëve shqiptarë në Sllovaki. Numri i diplomatëve shqiptarë në Beograd është i njëjtë me numrin e diplomatëve shqiptarë në Poloni, me gjithë respektin për gjithë vendet, por mendoj që ne duhet të kemi një fokus shumë më madh dhe një prezencë shumë më serioze në vendet ku ne kemi interesa direkte. Patjetër që numri i diplomatëve shqiptarë në Itali dhe Greqi është i madh, për arsye që janë të qarta, por në të njëjtën kohë ne duhet të jemi edhe atje ku duhet të kishim qenë me kohë. Dhe kam kolegët, kemi hapur dy konsullata të përgjithshme, një në Ohër dhe tjetrën në Ulqin dhe konsulli i përgjithshëm kanë filluar punë, por ne do të vazhdojmë të jemi këmbëngulës, të angazhuar në mënyrë që edhe realitete të tjera që kanë nevojë për vëmendjen e shtetit shqiptar të jenë të mirëpërfaqësuara brenda këtij viti”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!