Kryebashkiaku Veliaj pret në Tiranë kryetarin e Bashkisë së Roterdamit

schedule16:41 - 3 Nëntor, 2017

schedule 16:41 - 3 Nëntor, 2017

Tirana dhe Roterdami do të intensifikojnë bashkëpunimin për projekte të rëndësishme në urbanistikë e fusha të tjera. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, detajet i bisedoi në një takim me homologun e tij të Roterdamit Ahmed Aboutaled.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim të veçantë kryetarin e Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, vizitë të cilën e vlerësoi si një gur themeli në marrëdhëniet mes dy qyteteve, ç’ka do t’i japë një shtysë të re realizimit të projekteve të përbashkëta.

“Kemi një grup të madh kompanish arkitekturore që bëjnë punë fantastike në qytetin e Tiranës, por besoj se kemi ende shumë për të mësuar në çështje të urbanistikës. Me ambasadën e Holandës kemi filluar rrjetin tonë të biçikletave, kemi gjithashtu shumë për të mësuar nga Roterdami dhe besoj që sot është fillimi i një marrëdhënie speciale me Bashkinë e Roterdamit”.

“Është fantastike të jesh këtu. Është vizita ime e parë në Shqipëri dhe kur avioni po ulej në Tiranë, pashë një vendi me gjeografi shumë të bukur, me male, kodra, toka të sheshta, fermerë. Qyteti është transformuar tërësisht vitet e fundit. Qytetet po luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kombeve, kështu që marrëdhëniet e mira midis qyteteve janë me rëndësi në krijimin e mundësive për qytetarët tanë. Kemi shumë gjëra të përbashkëta, çështje për të diskutuar, si për shembull çështjet e emigrimit, prandaj jam këtu, për të zbuluar Shqipërinë, për të zbuluar Tiranën dhe për të diskutuar”, nënvizoi ai.

Më pas, te dy kryebashkiaket zhvilluan një vizitë në sheshin “Skënderbej”, te Pazari i Ri, i cili tashmë është transformuar tërësisht, duke u kthyer në një nga atraksionet për turistët e shumtë vendas dhe të huaj. Filmimet iu shpërndanë medias nga zyra e shtypit e bashkisë./abcnews.al

 

https://youtu.be/c0Pt75ymI-8