Kryebashkiaku: Rusët po bombardojnë pa ndërprerje Kharkivin

schedule15:12 - 19 Prill, 2022

schedule 15:12 - 19 Prill, 2022

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Igor Terekhov, tha se forcat ruse po bombardojnë pa ndërprerje të lagjeve civile në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Bombardimet vijojnë që nga e diela.

Në një intervistë për CNN, Terekhov tha: “Në ditët e fundit, granatimet ruse kanë qenë në qendër dhe synojnë civilët paqësorë.

Armiku ka në shënjestër civilët, shumë njerëz janë plagosur dhe ka disa të vdekur për fat të keq. Në një ditë e gjysmë kemi pasur 15 të vrarë dhe më shumë se 50 të plagosur. Ata 15 të vrarë ishin vetëm në një sulm”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!