Kryebashkiaku në ikje, Kapllanaj: Kam bërë punë që as i imagjinoja

schedule16:45 - 13 Gusht, 2019

schedule 16:45 - 13 Gusht, 2019

Bashkia e Mallakastrës nën drejtimin e Agron Kapllanaj, zhvilloi mbledhjen e fundit të saj. Në të u fol për punën e bërë gjatë periudhës 4 vjeçare nga 2015 deri 2019. Kryebashkiaku në ikje falënderoi punonjësit e administratës se bashkisë për kontributin e tyre dhe tha se gjatë këtyre viteve kanë bërë gjëra që sipas tij as vetë nuk i imagjinonte. Po ketë të martë u bë konstituimi i këshillit të ri bashkiak si dhe marrja e detyrës nga kryetari i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, Qerim Ismaili./ABC News Albania 24/7