“Ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike”, Kryebashkiaku i Libohovës, merret i pandehur nga SPAK

schedule10:37 - 18 Mars, 2024

schedule 10:37 - 18 Mars, 2024

TIRANË- Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide është marrë i pandehur nga SPAK për ‘shpërdorim detyre’.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija, raportoi se Hide është marrë i pandehur me akuzën “shpërdorim detyre” në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës.

Ai akuzohet se ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike, kundrejt përfitimit. Kryebashkiaku i Libohovës u shpreh se kur ka kandiduar për kryetar, nuk ka qenë në dijeni të këtij hetimi, ndërsa shprehu gatishmëri për t’u përballur me drejtësinë.

‘Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit. Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë”, u shpreh ai para gazetarëve./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!